FONDACIONI “HASAN PRISHTINA” MBËSHTET PROPOZIMIN PUBLIK PËR SIMBOLIN E GJENOCIDIT

Të nderuar qytetar të Kosovës,

Siç jeni të informuar, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” u është drejtuar institucioneve shtetërore dhe forcave politike të Kosovës, që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Duke qenë tërësisht të angazhuar në çështjet me interes kombëtar dhe si njëri nga sponzorizuesit e Memorialit “Bllaca 99” dhe “Parkut Hasan Prishtina”, në Han të Elezit, Fondacioni “Hasan Prishtina” analizoi propozimin publik për simbolin e gjenocidit në Kosovë.

Domethënia e katër petaleleve të lulëkuqes, si katër forma të akteve gjenocidare, ku përfshihen mbi 10 mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar; mbi njëzet mijë femra të dhunuara seksualisht, mbi një milion shqiptarë të dëbuar nga vatrat e tyre dhe shkatërrimi i mbi 100 mijë objekteve që lidhen me identitetin tonë kombëtar dhe kulturor, është kuptimplotë dhe më gjithëpërfshirës për gjenocidin në Kosovë.
Institucioneve u kërkohet që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol  përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

Për këto arsye, Fondacioni “Hasan Prishtina” mbështet fuqishëm këtë iniciativë dhe urojmë që më 15 janar, në ditën e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, të dalim me këtë simbol, si simbol i vetëm që pasqyron gjenocidin në Kosovë.

Mehmet Prishtina  

Prishtinë, 01.12.2022

Leave a Comment

Your email address will not be published.